Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim të projekteve

Aktuale

Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim të projekteve

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Opozita në kryeqytet po e kritikon ekzekutivin, për mosrealizim të projekteve gjatë këtij viti.

Sipas Vetëvendosjes, në aspektin e realizimit të projekteve , ky vit është i dështuar.

 “Këtu s’bëhet fjalë për realizim të projekteve, është vit i dështuar, siç ishte edhe gjithë mandatin, Zoti Rama i ka edhe dy tre muaj të Pranverës që të punojë diçka”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Nga PDK thonë se këtë vit ka pak punë të kryera nga ana e ekzekutivit në kryeqytet.

 “Krejt çka kemi, kemi më shumë tenderë, plane, dizajne, por praktikisht kem pak punë të realizuara, kemi suficid, mbetje buxhetore të lartë të mosrealizimit dhe këtë vit pritet që të jetë një rekord i mosrealizimit të mjeteve të buxhetit për investime kapitale”, ka thënë Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

Ndryshe, nga komuna deklarojnë se është duke u dhënë maksimumi në realizimin e projekteve.

 “Kryeqyteti, kabineti i kryetarit Rama kanë dhënë maksimumin e tyre, për të kryer disa prej projekteve kryesore disa I kemi në rrugë, disa të përfunduara e që janë e kemi përmendur edhe më herët e në proces i kemi rrugën A, lidhjen e rrugës B , kemi edhe unazën e mesme, pra që lidhet nga ura e pestë e që lidhet deri tek rrethi afër stadiumit “Fadil Vokrri”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.

Lushaku tha se me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat janë në proces, do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat