“E rrahën njerëzit e Radoiçiqit”, Pozhari befason me deklaratën për Rakiqin

Aktuale

“E rrahën njerëzit e Radoiçiqit”, Pozhari befason me deklaratën për Rakiqin

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 16:17
Xhevdet Pozhari

Ish-kryetari i 'Listës serbe', tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, raportohet se është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të “Civilna Zastita-s”.

Ndaj këtij rasti, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari, i cili tha se Rakiqin e kanë rrahur njerëzit e Radoiçiqit.

Në këtë pike, ai I uroi shërim të shpejt, kjo me qëllim që të dëshmojë në polici për krimet e Radoiçiqit.

“I uroj shërim të shpejtë me qëllim që të dëshmojë në polici për krimet e ish bashkëpartiakut të tij, tash terr*rist i kërkuar dhe i rrezikshëm”, shkroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E paskan rreh njerëzit e Radoiçiqit për shkak të pareve.

I uroj shërim të shpejtë me qëllim që të dëshmojë në polici për krimet e ish bashkëpartiakut të tij, tash terr*rist i kërkuar dhe i rrezikshëm.

Shpresoj që Gazi i LDK-së dhe të tjerë të ngjashëm si ai, mos të dalin me deklarata të llojit se ky është persekutim si në kohën e Millosheviqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat