​Faton Peci: Guxo eliminoi shumë rreziqe që i kanoseshin Kosovës

Aktuale

​Faton Peci: Guxo eliminoi shumë rreziqe që i kanoseshin Kosovës

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:09
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka theksuar rreziqet që kanë eliminuar bashkë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai teksa tha se po i afrohen përmbushjes së mandatit të parë qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, ka thënë se nuk do të ndalen së luftuar krimin dhe korrupsionin.

Mes tjerash, duke folur për rezultatet e arritura në vend gjatë këtij mandati qeverisës, ka kujtuar edhe betejën që Kosova pati me agresionin e Serbisë në Banjska të Zveçanit.

Faton Peci: Guxo eliminoi shumë rreziqe që i kanoseshin Kosovës

"Ne po i ofrohemi përmbushjes së mandatit të parë më qeverisje bashkë me Vetëvendosjen, në të cilën na bashkoi Kosova e për këtë mandat jemi tepër krenar sepse kemi eliminuar rreziqe të shumta e shmangëm disa të tjera që i kanoseshin Kosovës, e do të jemi sërish bashkë për të eliminuar rreziqet eventuale. Bashkë me Vetëvendosjen, eliminuam skenarët ogurzi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, Kosova fitoi betejën e agresionit me Serbinë në Banjskë të Zveçanit falë gatishmërisë së djemve që ka Kosova, sikurse është heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku. Kosova nuk ndahet, nuk copëtohet, sepse të gjithë ne për Kosovën një ditë jemi të gatshëm të jemi Afrimi", shtoi Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat