LIVE: Kryeministri Kurti mirëpritet nga kancelari Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit

Aktuale

LIVE: Kryeministri Kurti mirëpritet nga kancelari Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 07:47 Përditësuar në ora: 11:21 më 14.10.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

“Drejt një të ardhmeje ku gjashtëshja ballkanike është pjesë e BE-së”, Von der Leyen flet nga takimi i Procesit të Berlinit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në 10 vjetorin e iniciativës së Procesit të Berlinit ka deklaruar se është mirë që ndodhen në Berlin me partnerët e Ballkanit Perëndimor.

“Është 10 vjetori i Procesit të Berlinit. Kështu që është mirë të jemi në Berlin me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Të shikojmë pas në arritjet tona, por veçanërisht të shohim përpara. Drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë”, shkruan ajo në X.

Në shënimin e këtij përvjetori jubilar të Procesit të Berlinit po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Atje, shefi i ekzekutivit kosovar është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ndërkaq, në kuadër të takimit të sotëm në Gjermani, pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.

Kurti krah Scholzit: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres

Kurti krah Scholzit: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin, mbi të cilën shkroi: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë.

Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së.

Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar më tej Kryeministri.

Kurti pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar sot në Berlin.

Kurti do të përfaqësojë Kosovën në kuadër të Samiti të Berlinit, i cili mbahet tash e 10 vite.

Kryeministri i Kosovës, Kurti është pritur nga kancelari i Federatës Federale të Republikës së Gjermanisë, Olaf Scholz.

Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen të hënën në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në jubileun e dhjetë të këtij procesi pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.

Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.

Organizatorët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.

Një dekadë nga Procesi i Berlinit

Në dekadën e parë të themelimit, Procesi i Berlinit, i cili mori emrin nga kryeqyteti gjerman, mbledh sërish sot përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Ky samit do të fokusohet në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Këtë vit, në samitin e Procesit të Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Në takim do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.

Organizatoërët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.

Do të ketë ceremoni të nënshkrimit, pastaj diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile. Nikoqirja ka paraparë që të ketë edhe një drekë vetëm krerët e qeverive. Do të ketë diskutim me temë “E ardhmja e Procesit të Berlinit”. Për fund është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp

Historiku i Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga kancelarja a atëhershëm gjermane Angela Merkel.

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”, raporton RTKlive.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes së Procesit i referohet shkëmbimeve humane, bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit. Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat