IML pa staf mbështetës, s’ka sociolog e psikolog

Aktuale

IML pa staf mbështetës, s’ka sociolog e psikolog

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore nuk ka staf mbështetës. Mjeku mundohet ta kryejë funksionin e psikologut për mbështetje të viktimës nga dhuna. E domosdoshme shihet mbikëqyrja e viktimës nga profesionistë të shëndetit mendor e social.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore, stafi i ekspertëve kryen dokumentimin e dëmtimeve dhe pjesës klinike mjeko-ligjore.

Por në këtë institut mungon stafi mbështetës.

“Ne nuk kemi staf mbështetës, sociolog, psikolog për mbështetjen e mëtutjeshme të viktimave. Por fatkeqësisht ne funksionojmë në këto kushte që i kemi dhe mundohet mjeku me e marrë detyrën ose funksionin që e kish kry psikologu në një situatë tjetër”, tha doktoresha Bergita Curri.

Prandaj nga IML e shohin më se të nevojshme që stafi mbështetës të jetë pjesë e këtij instituti.

Do të kishte qenë mirë me e pasë një psikolog, sidomos për faktin se ne kemi të bëjmë me viktimat e moshës së ulët, ndonjëherë kemi edhe fëmijë të cilët është shumë e vështirë me i qetësu edhe me i sjell deri në situatën që ata të bashkëpunojnë për ta kryer ekzaminimin”, tha ajo.

Punën e profesionistëve të shëndetit mendor e social e tregon sociologu Genc Xërca.

Mund të dimë gjendjen e viktimës çfarë është. Pastaj të jepen predispozita dhe këshillime se si të vazhdohet më tutje me trajtime; a të kthehet në rrethin e mëparshëm tek familja apo t’i gjindet ndonjë strehim i përkohshëm dhe adaptimi apo integrimi në shoqëri. Pra këto kapacitete psikologjike dhe sociale janë të domosdoshme që ta mbikëqyrin viktimën dhe të jepin rekomandime”, tha Xërca.

Nga Ministria e Drejtësisë është paraparë renovimi i Institutit të Mjeksësisë Ligjore në vlerë mbi 800 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat