Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pak orë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për mungesën e ushqimit të FSK-së e ka qaujtur Qeverinë Kurti të paaftë.
Ai ka thënë se përtej kritikave, fokus primar në këtëseancë e kanë angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem.
Postimi i tij:
Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë.
Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë.