Tahiri: Qeveria Kurti e paaftë, sot në seancë të Kuvendit do të angazhohemi të gjejmë zgjidhje për ushqimin e ushtrisë

Aktuale

Tahiri: Qeveria Kurti e paaftë, sot në seancë të Kuvendit do të angazhohemi të gjejmë zgjidhje për ushqimin e ushtrisë

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 09:39
Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pak orë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për mungesën e ushqimit të FSK-së e ka qaujtur Qeverinë Kurti të paaftë.

Ai ka thënë se përtej kritikave, fokus primar në këtëseancë e kanë angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem.

Postimi i tij:

Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë.

Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat