Kurti pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Aktuale

Kurti pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 10:30
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar sot në Berlin.

Kurti do të përfaqësojë Kosovën në kuadër të Samiti të Berlinit, i cili mbahet tash e 10 vite.

Kryeministri i Kosovës, Kurti është pritur nga kancelari i Federatës Federale të Republikës së Gjermanisë, Olaf Scholz.

Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen të hënën në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në jubileun e dhjetë të këtij procesi pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.

Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.

Organizatorët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat