Kurti mërgimtarëve në Berlin: Ejani fitoni duke investuar, në Kosovë mund të fitohet

Aktuale

Kurti mërgimtarëve në Berlin: Ejani fitoni duke investuar, në Kosovë mund të fitohet

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 10:32
Albin Kurti

Kryeministri Kurti dje është takuar me mërgimtarë edhe në Berlin. Paraprakisht ai mbajti tubime në Koln, Shtutgart dhe Mynih. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti i ftoi bashkatdhetarët atje që të vijnë sa më shpesh në Kosovë.

“Ai e ftoi mërgatën tonë të vijë sa më shumë e sa më shpesh në Kosovë, teksa i njohu me mundësitë institucionale që kemi krijuar për ata, përfshirë Programin për Diplomacinë Qytetare dhe mundësitë që ofron statuti i ri i Universitetit të Prishtinës për akademikët nga mërgata.”

Ai u ka thënë atyre të vijnë në Kosovë të fitojnë duke investuar.

“Për dallim nga para tri dekada kur thoshim ejani të kontriboni duke sakrifikuar, tani themi ejani të fitoni duke investuar. Në Kosovë mund të fitohet”, tha Kurti.

Kurti iu ka folur edhe për arsimin.

“Në adresimin e tij, kryeministri gjithashtu veçoi arsimin dual që në Kosovë po zhvillohet në 23 shkolla, 14 komuna dhe 12 profile nga të cilat kanë përfituar 1600 nxënës, e që bazohet dhe frymëzohet pikërisht nga vendet gjermanishtfolëse dhe për të cilat kemi mësuar shumë nga përvojat e vet mërgatës sonë, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

“Nëse ka një gjë që është më e rëndësishme edhe se ekonomia, edhe se arsimi, është lidhja e ekonomisë me arsimin”, tha ai.

Kurti u bëri thirrje bashkatdhetarëve të brezit të dytë dhe të tretë që ta mësojnë gjuhë shqipe me sa më shumë përkushtim dhe disiplinë.

“Mësimi i gjuhës shqipe është jo vetëm mundësia e dëshmia, por unë besoj është edhe garancia, se integrimi pa asimilim ndodh, dhe kjo është ajo që na duhet neve, integrim pa asimilim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat