Bekë Berisha: Nëse ka mrri kjo Mihali me hy në ministri të Mbrojtjes, tana i din kojshia

Aktuale

Bekë Berisha: Nëse ka mrri kjo Mihali me hy në ministri të Mbrojtjes, tana i din kojshia

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 12:52
Bekë Berisha

Në kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK’së.

Deputeti nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha, ka akuzuar Qeverinë për situatën shqetësuese në ushtrinë e Kosovës.

Pjesë nga fjalimi i Bekë Berishës:

“Duhet ta pranojmë që situata aktuale është tepër shqetësuese. Trajtimi i ushtarëve tonë me neglizhencë është një shkelje e rëndë e përgjegjësisë së udhëheqjes së kësaj qeverie. Kriza e furnizimit të produkteve esenciale për FSK’në është një sinjal alarmant që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Jemi në një kohë të rrezikshme për sigurinë në rajon.

Pyetja që ne si deputetë duhet të shtrojmë sot është; si mund të jemi të sigurt nga kjo mazhorancë që do ta avancoj planin 10-vjeçar të transformimit të FSK’së në përputhje me standarde të NATO’s nëse nuk arrinë ta furnizojë me ushqim ushtarët tanë.

Sot kërkojmë nga Qeveria, zgjidhje të menjëhershme. Ushtarët nuk duhet të jenë të shqetësuar se a kanë ushqim gjatë ditës dhe se me cfarë kualiteti u servohen shujtat.

Një ushtar nuk duhet të ketë shqetësim ushqimin, uniformën apo mungesën e veshmbathjeve.

Nëse ju e quani veten “Qeveri”, këto gjëra nuk lejohen të ndodhin. Besa nuk kanë ndodhë në asnjë Qeveri më herët. Duhet me ngulm t’i përmbushni obligimet që ju i keni dhënë dhe jo të propagandoni ashtu qysh veç ju dini.

Po ua përsëris; nuk ka lojë me ushtri. Mbane detyrën, plotësojani kushtet, përndryshe shteti dështon dhe ju në krye me të.
Tash shtrohet pyetja: Nëse ka mrri kjo Mihali me hy në ministri të Mbrojtjes, çka nuk din? Ajo tana i ka kallëzu, se qëllimi i saj është me i ditë tjeterkush. Për krejt këtë neglizhencë, për me e kthy dinjitetin, sot ish dashtë me zgjedhë problemin edhe me dhanë dorëheqje ministri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm… Këta nuk e dinë qysh o puna.

Këta nuk e dinë qysh o puna. Sot më ka vetë një televizion se pse nuk janë mazhoranca këtu, unë gabimisht ju thashë se nuk kanë fytyrë. Por këtyre për fytyrë nuk ua nin hiç. Sa i përket konferencës për shtyp që po m’çojnë selame se neve qysh me rujt ushtrinë. Ushtrinë duhet me ru ju, se nuk duhet me vjedhë”, tha ndër të tjera Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat