Berisha: Kurti s’e mbajti premtimin për shërbim të detyrueshëm ushtarak, s’arriti të sigurojë bukë për ushtrinë

Aktuale

Berisha: Kurti s’e mbajti premtimin për shërbim të detyrueshëm ushtarak, s’arriti të sigurojë bukë për ushtrinë

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:04
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit në FSK, ka thënë se kryeministri Kurti për efekte elektorale kishte premtuar shërbim të detyrueshëm ushtarak, por sipas tij, ai nuk arriti ta sigurojë bukën për ushtarët e FSK-së.

“Albin Kurti, për efekte elektorale, premtoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, por ai nuk arriti të krijojë kapacitete që të sigurojë bukën për ushtrinë që e kemi krijuar.

Ky është mashtrimi i madh i Albin Kurtit”, tha Berisha.

“Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat