Deputeti i PDK-së: Qeveria e ka rrezikuar operacionalitetin e FSK-së, ka tradhtuar interesat kombëtare

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Qeveria e ka rrezikuar operacionalitetin e FSK-së, ka tradhtuar interesat kombëtare

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:11
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha, tha çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sabotimi i qëllimshëm i një institucionin kyç për stabilitetin e vendit.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim, deputeti Berisha shtoi se Qeveri ka punuar në dobësimin e institucioneve dhe ka tradhtuar interesat kombëtare të vendit.

Janë një mori shkaqesh de-motivuese, siç janë pagat, manipulimit me grada, trajnime jashtë vendit me manipulime, puna pas orari e mos pagesa e tyre etj”.

Ajo çka po ndodh me këtë çështje është sabotimi i qëllimisht i një institucionin kyç për stabilitetin e vendit. Kjo është Qeveri që ka punuar në dobësim të institucioneve. Keni tradhtuar interesat kombëtare të vendit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat