Abdixhiku viziton Rafet e Drita Rudin: U takova me një enciklopedi të gjallë dhe një mësimdhënëse fantastike

Aktuale

Abdixhiku viziton Rafet e Drita Rudin: U takova me një enciklopedi të gjallë dhe një mësimdhënëse fantastike

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ditën e ka nisur në një familje artistësh.

Ai mëngjesin e sotëm ka vizituar mjeshtrin e madh Rafet Rudi dhe gruan e tij Dritën, mësimdhënëse e muzikës dhe drejtuese e korit të fëmijëve

Veprimtaria e Rafetit si kompozitor i dhjetëra veprave orkestrale; si dirigjent i korit të Filharmonisë së Kosovës; si publicist i mbi 400 shkrimeve në fushën e filozofisë muzikore; apo si udhëheqës i iniciativave të rëndësishme në kulturë është aset i pazëvendësueshëm shoqëror. E në krah me të, Drita fisnike, themeluesja e korit të fëmijëve ‘Xixëllonjat’ me të cilët organizoi 1500 koncerte brenda dhe jashtë vendit, mësimdhënëse me kontribut shumëvjeçar dhe autore e librave shkollor për edukimin e fëmijëve”, ka shkruar Abdixhiku dhe ka treguar se bashkë me të ishte edhe Sibel Halimi.

Mjeshtri Rudi, na foli në veçanti për nevojën e projekteve madhore në vend, në drejtim të definimit infrastrukturor të kulturës, siç na foli për kuadrot e reja e zhvillimet botërore në muzikën klasike

Abdixhiku tregons e Rudi fliste me aq shumë pasion dhe  kishte aq shumë qartësi. “Ishte enciklopedi e gjallë! Qëndrimi mes ikonave është gjithmonë privilegj. Këtë herë ishte mësim. Ju faleminderit për pritjen mjeshtër e zonja Drita!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat