Abazi: Qeveria po i ik ballafaqimit me qytetarë, a është çështja e ushqimit në FSK luftë e bandave në ministri?

Aktuale

Abazi: Qeveria po i ik ballafaqimit me qytetarë, a është çështja e ushqimit në FSK luftë e bandave në ministri?

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:38
Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se Qeveria po i ik “ballafaqimit me qytetarë”, në fillim të fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për gjendjen e furnizimit të FSK-së me ushqim.

Abazi tha se “pyetja e qytetarëve është pse nuk janë këtu”, duke iu referuar bojkotimit të seancës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Së paku ministri e ka për obligim të shpjegojë se çfarë po ndodh”, tha ai.

A është çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri? A është çështje e interesave të individëve? A ka ndodh që vëllai i deputetit Dugolli t’i ndryshojë marrëdhëniet e prokurimit? A është çështje e ligjit?”, pyeti Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat