Deputetja e LDK-së: Shemsi Syla ka ndërhyrë që vëllai i deputetit Enver Dugolli të zgjidhet sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Shemsi Syla ka ndërhyrë që vëllai i deputetit Enver Dugolli të zgjidhet sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 14:42
Valentina Bunjaku- Rexhepi

Valentina Bunjaku- Rexhepi, deputete e LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme, ka komentuar mungesën e VV’së. Ajo ka thënë se është mjerim kurt VV “bashkëpunon me serbë” dhe kur nuk bashkëpunojnë me opozitën për FSK’në.

“S’di a ka ma mjerim se qikjo pamje, mjerim edhe kur bashkëpunojnë me serbë, mjerim edhe kur duhet me folë e me bashkëpunu me opozitën për FSK’në. Kjo pamje seriozisht është trishtuese dhe janë frikacakë. Sa për frikacakë, nuk e kanë pasë vendin në Qeveri. Kanë shfrytëzu mbi 50 për qind të qytetarëve që i kanë votu, kanë ardhë me udhëheqë shtetin dhe tash po bëjnë hajgare me shtetin dhe dinjitetin e qytetarëve. Janë frikacakë”, ka thënë ajo.

 

Qeverinë Kurti, ajo e ka quajtur “qeveri e mjerimit, e dështimit dhe qeveri e praktikantëve të cilët nul dinë të udhëheqin me shtetin”.

Bunjaku- Rexhepi ka thënë se ka informacione që zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka ndërhyrë që Gafurr Dugolli, vëllai i Enver Dugollit, të zgjidhet sekretar i kësaj ministrie

“Unë kam njohuri të sigurta se sekretarin që e kanë zgjedhur tani, vëllain e një deputeti Gafurr Dugolli, ka ndërhyrë Shemsi Syla, ku unë kam dokumentacione shtesë që edhe përmes mesazheve dhe emailave ka ndërhyrë që të zgjidhet sekretar i Ministrisë z. Dugolli”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat