Albana Bytyqi: Sot, përveç ushtarëve që vuajnë në heshtje, të rinjtë pyesin veten se ‘a ia vlen t’i bashkohemi FSK-së?’

Aktuale

Albana Bytyqi: Sot, përveç ushtarëve që vuajnë në heshtje, të rinjtë pyesin veten se ‘a ia vlen t’i bashkohemi FSK-së?’

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 14:53
Albana Bytyqi

Albana Bytyqi, deputete e AAK-së, tha se situata në FSK është “alarm i madh”.

Ajo tha se “nuk mund të lejojmë që kjo qeveri të vazhdojë të shkel mbi dinjitetin e ushtarëve tanë”.

Bytyqi tha se situata e tanishme i zhgënjen edhe të rinjtë, të cilëve sipas saj iu zbehet vullneti për t’iu bashkuar FSK-së.

“Çdo ushtar që nuk trajtohet me dinjitet, humb besimin në misionin që e ka zgjedhur me krenari, dhe kur bie morali i ushtarëve, bie edhe morali i kombit. Sot, përveç ushtarëve që vuajnë në heshtje, sot të rinjtë tanë shohim me zhgënjim dhe pyesin veten ‘a ia vlen të bashkohemi me Forcat e Sigurisë së Kosovës kur qeveria jonë nuk kujdeset për ata që tashmë shërbejnë?’”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat