Haxhiu: Prokuroria t’i hetojë hajnitë në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehaj të tregojë për arsyen e vërtetë të dorëheqjes e konfliktin që ka pasur

Aktuale

Haxhiu: Prokuroria t’i hetojë hajnitë në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehaj të tregojë për arsyen e vërtetë të dorëheqjes e konfliktin që ka pasur

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 15:11
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë që t’i hetojë disa “hajni” që tha se ndodhën brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Në seancën e jashtëzakonshme për situatën e furnizimit të FSK-së me ushqim, ai e ftoi edhe ish-ministrin Armend Mehaj që “ta bëjë publike arsyen e vëretë të dorëheqjes së tij”.

Haxhiu e përmendi Fondin për Ushtrinë, ndërsa tha se është “vjedhur edhe në armatim”.

“E ftoj ish-ministrin Armend Mehaj ta bëjë publike arsyen e vërtetë të dorëheqjes së tij. Fondi për Ushtrinë që u krijua nga Qeveria Kurti asnjëherë nuk u bë publik. Qytetarët dhanë mjetet e tyre për të kontribuar për Ushtrinë e Kosovës, e këta shkojnë e vjedhin edhe në pasul e në bukë të ushtarëve. Por a kanë vjedhë edhe në armatim? Këto përgjigje duhet të na i japë ish-ministri Armend Mehaj me arsyen e vëretë pse ai ka dhënë dorëheqje dhe konfliktin që e ka pasë brenda Ministrisë së Mbrojtjes me këta eksponentë kriminalë që vjedhin edhe në armatim, edhe në ushqim, edhe në ndërtim të kazermave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat