Procesi i Berlinit: Nënshkruhet plani i veprimit për treg të përbashkët rajonal, si pjesë e planit të rritjes së BE-së

Aktuale

Procesi i Berlinit: Nënshkruhet plani i veprimit për treg të përbashkët rajonal, si pjesë e planit të rritjes së BE-së

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Të gjashtë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar planin e ri të veprimit për tregë të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë integrale të planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Plani i ri i veprimit për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028 u nënshkrua nga kryeministrat të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Shqipërisë, si dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, tha se Ballkani Perëndimor për BE-në është prioritet gjeopolitik.

“Po punojmë me të gjitha instrumentet tona për të përshpejtuar këtë proces në mënyrë që ta arrijmë atë në të ardhmen e afërt”, tha Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat