​Presidentja e KE-së mirëpret marrëveshjen për CEFTA: Është hap drejt normalizimit

Aktuale

​Presidentja e KE-së mirëpret marrëveshjen për CEFTA: Është hap drejt normalizimit

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 15:55
Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm rajonal të bashkëpunimit.

Pas samitit të Procesit të Berlinit, Von der Leyen përmendi edhe largimin e kufizimeve për hyrjen në Kosovë të mallrave serbe.

Ajo tha se këto veprime janë të dobishme për normalizim në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen: Mirëpres zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA

“Procesi i Berlinit është bërë promotor i tregun rajonal ekonomik, të përbërë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është qenësore që ky treg i përbashkët rajonal të funksionojë në mënyrë të lehtë, pasi i mundëson kompanive të Ballkanit Perëndimor që të tregtojnë dhe krijojnë vende pune. Pasi ky rajon është afër nesh është edhe afër tregut tonë të përbashkët. Unë mirëpres shumë marrëveshjen e javës së kaluar që është bërë në nivel të CEFTA-s. Sidomos që kufizimi i eksporteve nga Serbia në Kosovë do të pezullohen. Uroj për shfaqjen e këtij vullneti politik po ashtu edhe juve Olaf Scholz për shkathtësitë e ndërmjetësimit, pasi ky është një hap për normalizim”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, duke folur për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se pesë nga gjashtë agjendat e reformave të miratuara të vendeve të rajonit do të adaptohen këtë javë nga BE-ja.

Ajo tha se pagesat e para të pakos prej 6 miliardë eurove do të bëhen para përfundimit të vitit.

Von der Leyen: Pagesat e para të pakos prej 6 miliardë eurove do të bëhen para përfundimit të vitit

“Na nevojitet një urë ndërmjet tregut rajonal të përbashkët dhe tregut të vetëm evropian. Kjo urë është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor në vlerë 6 miliardë euro investimesh. Plani i rritjes dhe Procesi i Berlinit janë të ndërlidhur. Me Planin e Rritjes e hapim dorën për sektorë të caktuar të tregut të vetëm. Që të përdoret kjo hapje, Ballkani Perëndimor duhet të ketë reforma në nivelin horizontal”, theksoi ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat