Hoti-Kurtit: Për katër vjet, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme

Aktuale

Hoti-Kurtit: Për katër vjet, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 17:51
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurit.

“Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi me opozitën”, citon Hoti, Kurtin.

Por, ish-kryeministri thotë se Kurti dhe vartësit e tij për katër vjet kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme.

“Ndërsa, për katër vite, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme. Nuk janë përgjigjur as në pyetjet parlamentare. Gjendja në FSK nuk mund të fshihet me ikjen nga seanca e Kuvendit”, shkruan Hoti në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat