A do të ketë prijës fetar në Listën për Familjen? – përgjigjet Rrahmani

Aktuale

A do të ketë prijës fetar në Listën për Familjen? – përgjigjet Rrahmani

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:51
Eman Rrahmani

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se në projektin e tij nuk do të jetë pjesëmarrës ndonjë prijës fetar.

“Prijës fetar nuk ka në këtë projekt, ky është projekt politik. Për çështje fetare jemi shumë të lumtur që kemi bashkësitë fetare kaq mire të organizuar që i japim shembull gjithë botës”, u shpreh ai.

Ish-deputeti i VV-së, u shpreh i kënaqur me mënyrën se si bashkësitë fetare në Kosovë e kryejnë punën e tyre.

“Në secilën bashkësi fetare, ka harmoni të plotë mes tyre. Bashkësia Islame i kryen punët dhe detyrat me përgjegjësinë më të plotë.  Jam plotësisht i kënaqur me krejt punën dhe angazhimin që ata e bëjnë në fushën dhe aspektin e rregullimit fetar”, tha Rrahamni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat