Kurti takon zëvendëskryeministrin italian, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Aktuale

Kurti takon zëvendëskryeministrin italian, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 19:00
Foto nga takimi

Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Albin Kurti ka takuar zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajani.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se kanë pasur një diskutim për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e lidhjeve ekonomike Kosovë-Itali.

“Ishte kënaqësi të takova zëvendëskryeministrin italian dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit.

Ne patëm një diskutim të mirë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Italia luan një rol qendror në BE dhe NATO dhe është një aleat kyç për Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat