Syla: Ushqimi nga operatori ishte i dobët, kishte raste të helmimit të ushtarëve

Aktuale

Syla: Ushqimi nga operatori ishte i dobët, kishte raste të helmimit të ushtarëve

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:15
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka akuzuar operatorin e fundit përgjegjës për përgatitjen e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës se ka pasur ushqim të dobët dhe të helmuar.

Sipas Syles ministria posedon fakte edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilat e dëshmojnë një gjë të tillë.

“Ka pasur probleme ka pasur lëshime, ka pasur dobësi, edhe keqpërdorime, ka pasur edhe raste kur kemi pasur ushqimin e dobët dhe të helmuar. Vazhdimisht ka pasur ankesa të tilla nga ushtarët. Ka edhe dokumentacion të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ka edhe fakte të tjera të cilat kanë dëshmuar këtë gjë. Sepse ky kontraktor ka qenë me vite të tëra dmth mbi 10 vite dhe natyrisht konkurrenca ka qenë e fortë por gjithnjë si konkurrues më i fortë ka dominuar dhe ka bërë një monopol deri më tani. E gjithë problematika që është shkaktuar tani është problem pse është larguar ai dhe nuk e ka më monopolin”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a kanë shifra për numrin e ushtarëve të helmuar nga ushqimi prej operatorit që ka qenë deri tani në FSK, Syla ka thënë se ka pasur raste të shumta madje edhe në polici pas i njëjti operatpr ka qenë përgjegjës edhe aty.

“Ka pasur raste të shumta për të cilat keni mundur të lexoni edhe përmes mediave, ka pasur edhe në polici se edhe policia ka pasur të njëjtin operator, por që nuk kemi mundur të marrim masa nuk ka pasur një qëndrim të prerë për të ndikuar që të mos vazhdojë përkundër faktit që ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që të përmirësohet ushqimi”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për mos gjetjen e një zgjidhjeje para skadimit të kontratës, Syla ka thënë se përveq proceduarave të prokurimit të cilat janë me afate të caktuara, ka ndodhur edhe për shkak të operatorit të fundit i cili falë përvojës ka ditur të shfrytëzojë hapësirat që i kanë konvenuar për ta shtyer.

“Janë procedura të prokurimit të cilat janë me afate të caktuara dhe me ditë të caktuara dhe njëkohësisht duke pasur përvojën e madhe të operatorit që ka pasur ka ditur të përdorë edhe ato hapësirat të cilat i kanë konvenuar për ta shtyer në vazhdimësi, njëkohësisht ato e kanë bërë të pamundur të përfundohet me afat një procedurë dhe ka vazhduar deri në fund dhe në fund është detyruar komisioni që të shpallë mënyrë emergjente për të mos mbetur si më parë”, ka theksuar Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat