A ka pjesëtarë të FSK-së që punojnë edhe taksistë, flet zëvendësministri Syla

Aktuale

A ka pjesëtarë të FSK-së që punojnë edhe taksistë, flet zëvendësministri Syla

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:22
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se nuk kanë njohuri që ndonjë ushtar punon edhe taksitë pas përfundimit të orarit të punës.

Ai ka thënë se pas orarit të punës ushtarët janë të lirë dhe se ata nuk mund t’i përcjellin nëse punojë diku, por si raste ka thënë se nuk kanë të evidentuara.

“Ushtarët janë vullnetarë në punën që bëjnë dhe kanë orarin nga ora 8 deri në 4… Por a punon në shtëpinë e vet a diku tjetër ne nuk mund ta përcjellim atë situatë dhe të dimë. Por ka mundësi që njerëzit bëjnë edhe një punë të dytë, por nuk e dimë dhe së paku s’kemi raste të”, ka thënë Syla në emisionin “Ditari”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj të hënën në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme për FSK-së tha se për shkak të kushteve të rënda ushtarët e FSK-së po punojnë edhe punë tjera.

Syla, tha se ushtarët kanë paga e kushte të mira dhe se po punojë që pagat e tyre të rriten.

“Ushtarët tanë paguhen mire, kanë uniformë, ushqim transport të gjitha i kanë. Jemi të orientuar që të rrisim pagën. Qevera është ne debat që ta rrisë koeficientin për ushtarët”, tha Syla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat