Mallrat serbe ia mësyjnë Kosovës, kolona prej disa kilometrash në pikë kalimin kufitar në Merdar

Aktuale

Mallrat serbe ia mësyjnë Kosovës, kolona prej disa kilometrash në pikë kalimin kufitar në Merdar

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:40
Ilustrim

Një kolonë e gjatë disa kilometrash është krijuar në pikë kalimin kufitar në Merdar, në territorin e Serbisë, duke shkaktuar shqetësim mes shoferëve dhe operatorëve të tregtisë.

Kjo situatë e vështirësuar ka ndodhur si pasojë e kontrolleve shtesë që po aplikon Dogana e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia, një masë që filloi javën e kaluar.

Shoferët e kamionëve, të cilët kanë pritur në këtë kolonë për orë të tëra, kanë shprehur shqetësim për vonesat e shkaktuara.

Disa prej tyre kanë theksuar se vonesat ndikonin jo vetëm në programet e tyre të transportit, por gjithashtu kishin një efekt negativ në zinxhirët e furnizimit dhe në bizneset që varen nga këto produkte.

Nga Serbia kanë kërkuar që Kosova t’i lehtësojë procedurat doganore.

“Që nga e shtuna, asnjë kamion nuk ka përfunduar procedurat hyrëse në tregun e Kosovës. Dhe tani kemi situatë të kolonave të gjata. Mbi 150 kamionë po presin për të depërtuar brenda Kosovës”, tha për REL, Aleksadanar Radovanoviq nga Oda Ekonomike e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat