“E rrezikshme për…”, Gjinovci reagon pas raportimeve të fundit

Aktuale

“E rrezikshme për…”, Gjinovci reagon pas raportimeve të fundit

Nga: N.E Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:56
Rron Gjinovci

Rasti i Marin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, është rikthyer në epiqendrën e mediave.

Në media të hënën janë publikuar disa mesazhe gjoja se i përkasin koordinatores së komiteteve profesionale në Lëvizje Vetëvendosje, Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, gjatë kohës sa ishte shef i KEK-ut.

Sipas raportimeve, bisedat tregojnë skandale në fushën e energjisë.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci, i cili shpreh konfuzitetin e tij nëse raportimet janë shpifje apo të vërteta.

Sipas Gjinovcit, ka ra besimi në media aq shumë sa që edhe nëse zbulohet ndonjë skandal publiku nuk do t’iu besojë.

Postimi i plotë:

Do media po raportojnë që jon do biseda mes Dejonës dhe Nagip Krasniqit për rastin Martin Berishaj. Problemin unë e kom që tash nuk e di a jon tu shpifë a po e thojnë të vërtetën. Qaq ka ra besimi në media saqë edhe nëse e zbulojnë naj skandal publiku nuk iu beson. E kjo është e rrezikshme për demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat