Gabimet nëpër ministri, Ejupi-Hajzeraj: Ka ndodhë kanë shkelë fëmijë dhe s’kanë dhënë dorëheqje!

Aktuale

Gabimet nëpër ministri, Ejupi-Hajzeraj: Ka ndodhë kanë shkelë fëmijë dhe s’kanë dhënë dorëheqje!

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:36
Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj

Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka thënë se prokuroria duhet të kyçet nëse ka gabime në procesin e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Këto deklarime ajo i bëri në emisionin “Politiko” , ku edhe po diskutohet për problemin që tashmë e kanë ushtarët e FSK-së sa i përket furnizimit me ushqim, meqë kontrata ka skaduar më 30 shtator.

Sipas saj, nëse ka gabime në procese të tilla duhet të ketë edhe dorëheqje.

“Jo vetëm në ushtri, por në çdo ministri nëse ka gabime duhet me i marrë edhe konsekuencat. Tek ne ka ndodhur që e kanë shkelë edhe fëmijën dhe nuk ka marrë as edhe një konsekuencë”, tha Ejupi-Hajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat