Analisti politik, Gazmir Raci është shprehur se me bisedën e dalë në shesh të Dijona Mihalit me Nagip Krasniqin, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk paska lidhje të forta me mafinë energjetike në Ballkan.
Kjo pasi sipas tij, kur Mihali nuk e ka këtë përgjigje, se ka as LVV-ja.
“Komunikime interesante. Çka më bëri përshtypje është që sipas këtij komunikimi po del që zonja Mihali ose edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk paska dhe aq lidhje të forta me këtë problemin e mafias, kompanisë sllovene”, tha Raci në Rubikon.
“Kjo po na tregon se ata nuk janë aq të lidhura me mafinë energjetike”.