Raci: Biseda Mihali-Krasniqi, tregon se VV-ja nuk ka lidhje aq të fortë me mafinë energjetike

Aktuale

Raci: Biseda Mihali-Krasniqi, tregon se VV-ja nuk ka lidhje aq të fortë me mafinë energjetike

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:45
Analisti politik, Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci është shprehur se me bisedën e dalë në shesh të Dijona Mihalit me Nagip Krasniqin, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk paska lidhje të forta me mafinë energjetike në Ballkan.

Kjo pasi sipas tij, kur Mihali nuk e ka këtë përgjigje, se ka as LVV-ja.

“Komunikime interesante. Çka më bëri përshtypje është që sipas këtij komunikimi po del që zonja Mihali ose edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk paska dhe aq lidhje të forta me këtë problemin e mafias, kompanisë sllovene”, tha Raci në Rubikon.

“Kjo po na tregon se ata nuk janë aq të lidhura me mafinë energjetike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat