Vukotiq përballet me aktakuzë të re

Aktuale

Vukotiq përballet me aktakuzë të re

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:55
Vukotiq

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është shtyrë gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit, i cili nga sot ka filluar të përballet edhe me një aktakuzë të re për dhunë seksuale dhe vrasje të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë me dyer të mbyllura ka filluar gjykimi ndaj Zoran Vukotiq, i dënuar paraprakisht për krime të dhunës seksuale. Ai do të përballet edhe me një aktakuzë të re për krime të dhunës seksuale. Megjithatë, Gjykimi që ishte planifikuar të mbahej sot për Vukotiqin, është shtyer. 

“Një dëshmitare e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës, që përveç dhunimit në sytë e saj është vrarë edhe babai i saj, është menduar të dëshmojë. Por, na njoftuan se procesi është shtyer për shkak se është ndërruar avokati dhe ka kërkuar t’i shtyhet procesi derisa të përgatitet për lëndën”, ka thwnw Feride Rushiti, drejtoreshë e KRCT.

Përveç dhunës seksuale viktima e cila po mbështetet nga Qendra Kosovare e Rehabilitimit të Mbijetuarve të Torturës, do të dëshmojë kundër Zoran Vukotiqit edhe për vrasjen e babait të saj.   

“Zorani njihet në rajonin e Vushtrrisë se ka qenë i përfshirë në vrasje, krime dhe tortura tortura tjera. Ne jemi duke punuar me përgatitë edhe raste të tjera që të mbijetuarat të marrin drejtësinë e merituar, edhepse në vendin tonë fatkeqësisht me vendim të Gjykatës Supreme krimet e luftës e kanë jetëgjatësinë deri në 15 vjet”, ka deklaruar Rushiti.

Zoran Vukotiq është dënuar për kryerje të veprave kriminale në regjionin e Vushtrrisë. Vukotiq ishte arrestuar në Nikshiq të Malit të Zi pas një fletarresti ndërkombëtar të shpallur nga INTERPOLI më 2015. Ai u ekstradua në Kosovë më 2020 ku edhe u dënua me 10 vite burg nga Gjykata Themelore, ndërkohë që Gjykata e apelit ia kishte shtuar dhe 3 vite tjera për krimet që ka bërë ndaj popullsisë civile në regjionin e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat