Ministri Maqedonci: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Ministri Maqedonci: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet në Pressing nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb.

Maqedonci theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.

 “Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi.

Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci në Pressing

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat