Provokime nga ana serbe në kufi, Policia e Kosovës kërkon nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime

Aktuale

Provokime nga ana serbe në kufi, Policia e Kosovës kërkon nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe.

Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth dhjetë minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.

Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.

Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

Po ashtu, Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin profesional të kufijve shtetëror në bazë të mandatit të saj Kushtetues dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim të integruar kufitar, përderisa mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe do të reagoj me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat