Kosova ua heq ‘vizat’ shtetasve të Bosnjës, Bajrami: Vendim i duhur

Aktuale

Kosova ua heq ‘vizat’ shtetasve të Bosnjës, Bajrami: Vendim i duhur

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 06:23
Qerim Bajrami

Këshilltari i MPJD-së, Qerim Bajrami ka thënë se lejimi i lëvizjes së lirë vetëm me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë, është një vendim shumë i mirë, shumë i duhur dhe i ardhur në vendin e duhur.

Në Edicionin Special, Bajrami u shpreh se këtë vendim qytetarët e Bosnjës janë duke e pritur që 12 vjet.

“Është një vendim shumë i mirë, i duhur edhe në vendin e duhur. Sot në Berlin e tha kryeministri jonë, që është një befasi atje”, tha Bajrami.

“Për qytetarë e Bosnjës është një vendim i shumëpritur, që 12 vjet. Për ne këtu e kemi që 14 vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat