Tanket serbe në kufi, Shkodra: Kosova në “alarm”, Serbia nuk mund ta...!

Aktuale

Tanket serbe në kufi, Shkodra: Kosova në “alarm”, Serbia nuk mund ta...!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 07:11
Pamje e publikuar nga kryeministri Kurti

Ish-zv/ministri i Brendshëm të Kosovës, Selam Shkodra në një intervistë në emisionin “7pa5”, komentoi zhvillimet e fundit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se është konstatuar se forca serbe janë afruar në territorin e Kosovës, duke regjistruar një tjetër provokim nga sovranitetit të vendit.

Sipas tij, këto veprime vijnë si pasojë e ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, e cila nuk e pranon realitetin.

“Për ata që e njohin politikën e Serbisë duhet ta kenë të qartë se vazhdimisht provokon fqinjët e saj në kufi, me të cilët rrethohet, me efekt që kanë pretendime territoriale ndaj shtetit të Kosovës, tërësinë territoriale të Kosovës, për faktin se ata nuk mund të pranojnë humbjen, siç e quajnë, të djepit të popullit e shtetit serb, Kosovën”, tha ai duke theksuar se Serbia ende në Kushtetutën e saj e trajton Kosovën si pjesë të sajën.

Po ashtu, ai shtoi se lajmin e mori nga një telefonatë e orëve të vona të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa theksoi se ky është një incident i përsëritur, që shkel hapur ligjin ndërkombëtar.

“Patrullimet herë pas here kanë treguar se nuk janë brenda kritereve të ligjit ndërkombëtar dhe kohë pas kohe kanë bërë edhe tejkalimin e vijës kufitare, siç ata e quajnë, linjë administrative për Bashkësinë Ndërkombëtare. Ditët e fundit jemi njoftuar nga kryeministri i vendit në orët e vona, është publikuar një video incizim ku shfaqen forcat e armatosura mirë, armata serbe, që i afrogen territorit të Republikës së Kosovës, në pjesën lindore të vendit”, tha ai.

Ai theksoi se sapo trupat serbe kanë kuptuar se janë nën monitorimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës janë tërhequr.

Pas situatës së krijuar janë alarmuar pasi kanë kuptuar se po inciziohen nga institucionet e sigurisë së vendit dhe pastaj ka nisur tërheqja e tyre”, theksoi ai.

Po ashtu, ka pasur edhe një reagim nga Beogradi zyrtar, ku theksohet se në fakt ishte thjesht një kontroll që lidhej me kontrabandimin e druve.

Shkodra theksoi se kjo situatë duhet të merret seriozisht për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat