“S’e kanë hallin e ushtrisë, por të …”, veprimtari shqiptaro-amerikan “ia shuan shpresat” opozitës: Kurti do t’i shkelë

Aktuale

“S’e kanë hallin e ushtrisë, por të …”, veprimtari shqiptaro-amerikan “ia shuan shpresat” opozitës: Kurti do t’i shkelë

Nga: A.Zh Më: 15 tetor 2024 Në ora: 08:22
Ramazan Bekteshi

Veprimtari shqiptar në Amerikë Ramazan Bekteshi, ka kritikuar analistët dhe opozitarët, për akuzat që po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me bukën e ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ata nuk e kanë hallin e ushtrisë, por hallin e tyre, pasi kanë mbetur pa fonde e udhëtime qe katër vite, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, Kurti do t’i shkelë, pasi ëndrra e tyre për rikthimin në pushtet, është e pashpresë.

Reagimi i Bekteshit në Facebook:

Fenomeni Kurti është si stuhia, sa më shumë pengesa që i dalin përpara, ajo bëhet më e pamëshirshme, sepse i shkel dhe i lë pas si mbeturina. E sa mbeturina kanë mbetë e dimë, por s'e dimë edhe sa të tjera do të pasojnë.

Stuhia Albini shkel, edhe kur thonë analistët e opozita se s'ka bukë ushtria, sepse ata s'e kanë hallin e ushtrisë, por hallin e vet, sepse gati katër vite kanë mbet tangall pa fonde, pa plaçkë e pa udhëtime, dhe shfalerkat janë tue i braktisë kuptohet disa nga ata.

S'ka më darka e ahengje me para të shtetit, as shoping për Kërshnella dhe Vit të Ri, në Romë, Paris, Berlin, Londër, Nju Jork me familjarët. I pamëshirshëm është KM kundër hajnisë dhe atyre që ia falën veriun Srpskës, ku ishin edhe vet aksionar.

S'ka mëshirë për vazalët e servilët që dikur i gjuheshin në krahë Grenellit, që të vijnë në pushtet edhepse ai ishte armiku ynë e mik i Serbisë. Ndoshta vjen Grenell e i kthen në pushtet, por, ëndrra mbetet me shpresë të pa shpresë.

Analistë e opozitë, ulërini deri në kupë të qiellit, derisa t'i shqyeni thasët me turp, me para e haraç, derisa t’u përbijë uragani i popullit për popullin, përfundimisht!

Image
Komenti i Bekteshit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat