Qalaj: Veturat zyrtare me targa civile, mundësi për keqpërdorime

Aktuale

Qalaj: Veturat zyrtare me targa civile, mundësi për keqpërdorime

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:32
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar se një numër, siç ka thënë ai, enorm i makinave zyrtare të Qeverisë po “konvertohen me tabela civile”.

Qalaj ka deklaruar se kjo gjë është e pakuptimtë, si dhe lë vend për keqpërdorim.

“Veturat zyrtare që i kanë në shumicën e rasteve po i përdorin me targa civile.

Kjo gjë nuk ka arsye dhe është e pakuptimtë, por dhe lë shumë dyshime për keqpërdorime”, deklaroi Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat