Selmanaj: Kurti është gënjeshtar, Kosova si provincë ka qenë më mirë në skenën ndërkombëtare

Aktuale

Selmanaj: Kurti është gënjeshtar, Kosova si provincë ka qenë më mirë në skenën ndërkombëtare

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:51
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës është një gënjeshtar i llojt të vet.

Ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur një udhëheqës gënjeshtar si Kurti.

Selmanaj është shprehur kështu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, teksa ka folur për raportet e Kurtit me aleatët dhe deklaratën e tij se me ShBA-në raportet janë të mira.

“Ky është një gënjeshtar i llojit të vet. Në historinë e shqiptarëve s’kemi pasur kurrë udhëheqës kaq gënjeshtar, kaq perfid. Të shikon në sy dhe të gënjen e nuk mërziet fare une nuk kamë parë politikan të tillë deri sot”, ka thënë ai.

Sipas Selmanaj, Kurti ka rrezikuar çdo raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se atje ai i ka dyerte mbyllura.

“Ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e çfarëdo raporti që ne kemi pas me ShBA-në. Në ShBA, ai mundet me shku vetëm si turistë ose në mekanizma ndërkombëtarë që janë institucione ndërkombëtare, por jo në institucione të shtetit amerikan, askush se pret atje. Kurrë asnjëherë në histori të Kosovës, prej vitit 1990, Kosova si ka pas situatën dhe pozitën më të keqe në skenën ndërkombëtare. Edhe kur ka qenë provincë ka qenë më mirë”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat