Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit, policia i gjeti një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Aktuale

Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit, policia i gjeti një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

Policia njofton se i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat