Sulmoi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj serbit

Aktuale

Sulmoi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj serbit

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:28
Ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi.

Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

L.D, akuzohet se më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat