Jasharaj: Murati duhet të skuqet kur flet për rritje pagash

Aktuale

Jasharaj: Murati duhet të skuqet kur flet për rritje pagash

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:24
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati, duhet të skuqet kur flet për rritje pagash, e jo të krenohet, duke thënë se mijëra të punësuar në sektorin publik e dinë të vërtetën dhe janë të mllefosur.

Sipas Jasharajt, rritja prej 28 eurove është ironike dhe nënçmuese.

Ministri Murati është i njohur për qasje të gabuar ndaj dialogut dhe me qasje edhe armiqësore ndaj sindikatave dhe veçmas ndaj SBASHK-ut , por realiteti i tregon se në vend që të krenohet se gjoja paska pasur rritje të pagave, ai duhet të skuqet kur flet për këtë çështjen e pagave. Ministri duhet ta dij se ngritje të lartë të çmimeve të artikujve elementar të jetës kanë ndodhur vazhdimisht e rritje të dukshme të pagave, që do të mundësonin përballje më të lehtë me këto çmime nuk ka pasur.

Ministri duhet të lë zënkat e deklaratat plot krekosje e të shoh realitetin , i cili është i hidhur. Ministri Murati duhet të lexojë statistikat edhe të vendeve rreth nesh. Në ato shtete çmimet e artikujve elementar janë si te ne, apo pak më të larta, por Qeveritë atje i janë përgjigjur situatave dhe kanë bërë ngritje të dukshme të pagave në arsim e në sektorët tjerë. Ministri Murati le të hedh shikimin drejt Shqipërisë dhe do të shoh se kjo që po them unë është e vërtetë. Mësuesit atje i është bërë paga 900 e më shumë euro e mos të flasim për pagën e mësuesit në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

Kryesindikalisti ka shtuar se Murati duhet t’i lë deklaratat e zënkat dhe të shohë realitetin e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat