Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi sot se ka filluar ekzekutimi i pensioneve për muajin tetor, duke përfshirë rritjen prej 20% për disa skema pensionesh.
Në një postim në rrjetet sociale, Murati theksoi se, duke filluar nga ky muaj, rritja do të aplikohet për të gjitha llojet e pensioneve, përfshirë:
-Pensionin Bazik të Moshës
-Pensionin Kontributpagues, i plotë dhe parcial
-Pensionet për Aftësi të Kufizuara
-Pensionin për Personat e Verbër
-Pensionin për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë
-Pensionin Invalidor të Punës
-Pensionin Familjar
-Pensionin e Parakohshëm të Trepçës
“Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur ata që kanë kontribuar në shoqërinë tonë dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë,” tha Murati.
Ai theksoi se ky vendim është pjesë e angazhimit të Qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.