Meta flet haptazi për problemet në partinë Guxo: U larguam nga identiteti që krijoi Vjosa Osmani

Aktuale

Meta flet haptazi për problemet në partinë Guxo: U larguam nga identiteti që krijoi Vjosa Osmani

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:38
Burim Meta

Zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen, e mospajtime të shumta brenda strukturës së partisë GUXO, nuk është se mungojnë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik, Burim Meta ka thënë se nuk i qëndruan besnik motos së partisë.

“Ka, ka mospajtime të shumta. Moto e partisë GUXO është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht ketu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Guxo, u largua nga identiteti që krijoi Osmani.

“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi z. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar ai.

Meta thotë se janë tentime të njëjta që Guxo të largohet nga identiteti i vet.

“GUXO-n e duam te te gjithe anetaresia dhe qe te te gjithe e deshiruam identitetin dhe ruajtjen e kauzës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat