Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër Ramush Haradinaj, sërish e ka quajtur “spiun” të Serbisë kryeministrin Albin Kurtin.
Haradinaj dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka thënë se Kurti ka lënë ushtrinë pa bukë.
“Po, është spiun i Serbisë. është tradhtar ai njeri që e lë pa bukë ushtrinë e vet pa bukë. Pse po i ndodh këtij, dhe nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se angazhimi ditor i Kurtit është mashtrim, dhe se ai nuk punon në interes të vendit.
“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të vendit. Vazhdon të dobësojë shtyllat jetike të sigurisë vendit. Ai godet pa mëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë, në mënyrat më të ulëta, dhe vazhdon të i godas”, ka shtuar kreu i AAK-së.
Atij për këto deklarime i ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.
“"Haradinaj godet Kurti: spiun, tradhtar"
Unë kisha me thanë Haradinaj ngrit Kurtin: 51, 52, 53, 54... përqind”, ka shkruar shkurt Gjinovci, në një postim në Facebook./BS