Mazrekaj i reagon Haradinajt: Si guxon ta quajë Kurtin spiun të Serbisë, por nga Baton Haxhiu ka frikë, mos vallë “trimat” tanë...?

Aktuale

Mazrekaj i reagon Haradinajt: Si guxon ta quajë Kurtin spiun të Serbisë, por nga Baton Haxhiu ka frikë, mos vallë “trimat” tanë...?

Nga: M.L. Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:24
Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon me akuzat e tij kundër kryeministrit të vendit Albin Kurti, duke e etiketuar si “spiun i Serbisë”.

Sa më shumë ditë që po kalojnë dhe po i afrohemi zgjedhjeve, aq më të ashpra po janë akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit, ndonëse pa ndonjë fakt konkret.

Në lidhje me këtë ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, themeluesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Image
Xhevdet Mazrekaj

Mazrekaj ka shfaqur habinë e tij, se si Haradinaj po guxon ta quaj Kurtin pa fakte spiun te Serbisë, ndërsa po frikësohet ta bëjë një gjë të tillë për Baton Haxhiun, për të cilin ka edhe fakte.

Ai, me këtë rast ka rikujtuar se Baton Haxhiu ka bashkëpunuar me shefin e UDB-së, Stanishiq dhe se për këtë ka fakte të njohura publikisht.

"Si guxon Haradinaj ta quajë Kurtin spiun të Serbisë, por nga Baton Haxhiu ka frikë?

Për t'u habitur se si Ramush Haradinaj guxon ta quaj Albin Kurtin "spiun të Serbisë", ndërkohë që nuk e ka thënë kurrë një fjalë të tillë për Baton Haxhiun, për të cilin ka fakte të njohura publikisht se ka bashkëpunuar me shefin e UDB-së, Stanishiq. Haradinaj është i njohur për guximin e tij, por duket se ka frikë të përballet me emra të tillë si Haxhiu.

Gjykata e Hagës ka konfirmuar bashkëpunimin e Haxhiut me Stanishiqin, një nga figurat kyçe për masakrën e familjes Jashari. Por, megjithatë, Haradinaj dhe të tjerë nuk guxojnë t’i emërtojnë publikisht spiunat e vërtetë të Serbisë.

Kjo situatë është për t'u studiuar. Si mundet që, tek ne shqiptarët, spiunat të kenë një privilegj të tillë? A mos vallë ata dinë diçka që "trimat tanë" nuk duan ta zbulojnë? Kjo heshtje lë vend për dyshime të thella.

Cili është favori më i madh për Serbinë? Që liderët shqiptarë të akuzojnë njëri-tjetrin për spiunllëk pa fakte konkrete, apo që të heshtin për spiunat e vërtetë me fakte të njohura?", shkruan Mazrekaj.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat