Krasniqi: Hipokritë e të pabesë janë ata që koordinohen me Radojçiqin

Aktuale

Krasniqi: Hipokritë e të pabesë janë ata që koordinohen me Radojçiqin

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:44
Rezarta Krasniqi

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar për shkrimet e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit,  duke thënë se hipokritë dhe të pabesë janë ata që koordinohen me Radojçiqin.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se hikpokritë dhe të paaftë janë Albini dhe kabineti i tij që veteranët i kanë lënë me paga 170 euro dhe mafinë energjetike me Serbi e arsyetojnë me çdo mjet.

“Albini është hipokrit sepse e ka përplot gojën me retorikë kundër Serbisë, e në praktikë bashkëpunon me kriminel serb përmes ndërmjetësueses. Albini e Dejona janë të pabesë sepse kërkesat e Vuçiçit i realizojnë me kriminelin Radojçiç.

Nagipi e Dejona janë të pabesë që vendosin me teke të tyre kur me lanë popullin pa rryma e kur me bo pazare për miliona euro me kapela. Hipokrit e të paaftë janë Albini me kabinetin e tij që veteranët i kanë lënë me paga 170 euro dhe mafinë energjetike me Serbi e arsyetojnë me çdo mjet” ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat