PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për faljen e ambalazhuesve dhe përgjimet për energjinë

Aktuale

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për faljen e ambalazhuesve dhe përgjimet për energjinë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:49
Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka njoftuar se PDK, ka ftuar për ditën e nesërme seancë të jashtëzakonshme, ku do të flitet për çështjen e shlyerjes së borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimeve të koordinatores të Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihajalit me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Tahiri, ka thënë se që nga prilli i këtij viti, PDK-ja po kërkon themelimin e Komisionit hetimor, për të hetuar çështjen e shlyerjes së borxheve të ambalazhuesve së ujit, e cila është rreth 11 milionë euro.

Tahiri: Kemi kërkuar që të themelohet komisioni hetimor për të hetuar çështjen e ambalazhuesve të ujit

“Që nga prilli i këtij viti, kemi kërkuar që të themelohet komisioni hetimor për të hetuar çështjen e shlyerjes së borxheve të ambalazhuesve të ujit..Ne kërkojmë që nesër pikërisht në seancë të jashtëzakonshme ta diskutojmë këtë çështje...Në këtë proces të shlyerjes së jashtëligjshme të borxheve është rreth 11 milionë euro”, ka thënë Tahiri.

Në këtë seancë, do të flitet edhe për çështjen e përgjimeve të Dejona Mihalit me e ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

E Tahiri, pati një pyetje për qytetarët, se kush është Dejona Mihali që të udhëheq kompaninë energjetike të vendit?

Sipas tij, Mihali e cakton edhe kohën kur duhet të ketë reduktime të energjisë elektrike e kur jo, e gjithashtu ka dorë edhe në kontratat një burimore.

Tahiri: Kush është Dejona Mihali që të udhëheq kompaninë energjetike të vendit?

“Po ua përkujtoj juve qytetarëve të Kosovës, që kompania publike, Korporata Energjetike e Kosovës qarkullon diku rreth 150 milionë euro në vit, përfshi këtu edhe pagat e punëtorëve. Kush është Dejona Mihali që të udhëheq kompaninë energjetike të vendit. Në bisedat që kemi parë Mihali, na e cakton edhe kohën kur duhet të ketë edhe reduktime të energjisë elektrike e kur nuk duhet të ketë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, rreth publikimit me media të bisedave të kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, Tahiri është shprehur se një komunikim i tillë është i papranueshëm dhe se PDK-ja nuk bashkëpunon me një person që ka sjellë në Kuvendin e Kosovës Millan Radoiçiqin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat