“A më beson që jo se ia kanë nisë shpifjet në tana anët”, Armend Muja thotë se s’i ka parë mesazhet mes Mihalit dhe Krasniqit

Aktuale

“A më beson që jo se ia kanë nisë shpifjet në tana anët”, Armend Muja thotë se s’i ka parë mesazhet mes Mihalit dhe Krasniqit

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 17:02
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pretendoi se nuk i ka parë bisedat që u publikuan mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai madje tha se kanë nisur “shpifjet” në të gjitha anët, duke aluduar se kjo po ndodh para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Për besë nuk i kam lexu. A më beson që jo se ia kanë nisë shpifjet në tana anët”, tha ai.

Të hënën në media janë publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes Mihalit dhe Krasniqit.

Bisedat janë bërë në platformën “Signal”, që njihet si më e vështirë për t’u përgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat