Haziri për bisedat e Kusarit-Lilës me Simiqin: E kam paralajmëruar se populli do të shokohet

Aktuale

Haziri për bisedat e Kusarit-Lilës me Simiqin: E kam paralajmëruar se populli do të shokohet

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 17:25
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin.

Haziri i tha RTV21 se erdhi dita me pa të gjithë se cila është e vërteta, duke shtuar se e sheh si komunikim të Vetëvendosjes me kërkesën e kryeministrit Kurti.

“E kam paralajmëruar para 1 viti e kam thënë dhe mund ta hulumtoni qëndrimin tim politik edhe në median tuaj edhe në rrjete sociale që çka ka më dëgju populli i Kosovës ka me u shoku çka është duke ndodhur,

sepse ne kemi pasur jo vetëm indikacione por njoftime të sakta që partia në qeverisje , shumica politike po komunikon në kanale të rregullta me këtë formacion, me këto formacione që kryet e kanë në Beograd dhe tavolinën në Bruksel e praptojnë për konsum të brendshëm ndërsa komunikimin natën e mbajnë pa asnjë problem”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat