Haxhiu reagon për mesazhet Kusari-Simiq: Po u del marrja mbi kapuq

Aktuale

Haxhiu reagon për mesazhet Kusari-Simiq: Po u del marrja mbi kapuq

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 17:29
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të mesazheve të reja mes Mimoza Kusari – Lila e Sllavko Simiq.

Haxhiu ka thënë se këto biseda, dëshmojnë komplot kundër Kosovës.

Postimi i plotë:

Përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovë.

Bandat e LVV-së nuk kanë lënë rast pa i denigru, linqu luftëtarët e UÇK-së, duke i krahasuar edhe me mercenarë, duke i quajtur kriminel. Nuk duron kjo tokë e larë me gjakun e dëshmorëve e të plagëve të çlirimtarëve përdhosjen, ua qet në shesh ftyrën e vërtetë.

Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe.

Po ja që po u del marrja mbi kapuq.

– Zdravo zemlake!

-Zdravo brate!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat