Daut Haradinaj: I gëzohemi shumë hapjes së kapitullit për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Aktuale

Daut Haradinaj: I gëzohemi shumë hapjes së kapitullit për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:00
Daut Haradinaj,

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se hapja e kapitullit për negociim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është lajm jashtëzakonisht i mirë. 

Përmes një reagimi në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se rruga e shqiptarëve është kah perëndimi, integrimi dhe mishërimi me familjen e madhe evropiane. 

“Është lajm jashtëzakonisht i mirë hapja e kapitullit për negociim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky hap gëzon shqiptarët gjithandej, sepse rruga e tyre është kah perëndimi, integrimi dhe mishërimi me familjen e madhe evropiane. Si për nga vlerat demokratike poashtu edhe kulturore, historike e gjeografike, shqiptarët janë evropianë. Urojmë që ky hap, t’i hapë dyer edhe Kosovës në një të ardhme jo të largët”, ka thënë Haradinaj. 

Ai ka shtuar se Kosova duhet ta ndjek të njëjtën rrugë.

“Kosova duhet të ndjek këtë rrug që ndoqi Shqipëria, duke synuar anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.

Urime Shqipëri! ”, është shprehur Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat